Georgina Rodriguez e pranon: Isha shitëse në dyqan kur e takova Ronaldon, ramë në dashuri me shikim të parë

Ata u takuan ndërsa ajo ishte duke punuar si një shitëse në një dyqan 'Gucci' në Madrid.
E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez tani e ka pranuar se "ra në dashuri në shikim të parë" me yllin e futbollit.
25-vjeçarja pretendoi se ndjenja ishte e ndërsjellë pas takimit së tyre në qershor të vitit 2016, teksa dha një intervistë për revistën "Elle".
Georgina tha: 'Takimi i parë me Ronaldon ishte në 'Gucci', ku unë punoja si asistente shitjesh. Ditë më vonë ne pamë njëri-tjetrin përsëri në ngjarjen e një marke tjetër ...
"Ishte atëherë kur ne mund të flisnim në një atmosferë të relaksuar, jashtë ambientit tim të punës ... Ishte dashuri në shikim të parë për të dy".
Çifti ka një vajzë njëvjeçare të quajtur Alana Martina dhe Georgina, e lindur nga një nënë spanjolle dhe babai argjentinas, gjithashtu po rrit dy binjakët e Cristianos: Eva dhe Mateo, si dhe djalin tetëvjeçar, Cristianinho.

Georgina kishte pranuar për revistën spanjolle "Hola" se donte të martohej me Cristianon, por që i kishte shuar thashethemet rreth fejesës së tyre.
Burimet e brendshme në mënyrë të rreme thanë në atë kohë: 'Cristianoi i ka kërkuar tashmë Georginës që të martohet me të dhe dasma do të zhvillohet, por pak njerëz i dinë detajet. E gjithë ajo çfarë dihet në këto momente është se Georgina ka provuar tashmë disa veshje të dasmës'.
Ajo shtoi gjatë intervistës së titulluar 'Jeta ime me Ronaldon', duke u shprehur: "Shtëpia është vendi ku është familja ime. Vendi ku unë jam më e lumtur është shtëpia ime, me fëmijët dhe partnerin tim. Shtëpia jonë është streha jonë, tempulli ynë i ndërtuar me aq shumë dashuri". /Telegrafi/













































