LAJMI I FUNDIT:

Georges St-Pierre me mendim të sinqertë për pensionimin e Khabibit nga UFC: Nuk do të guxoja të ftoja atë për një duel

Georges St-Pierre me mendim të sinqertë për pensionimin e Khabibit nga UFC: Nuk do të guxoja të ftoja atë për një duel

Legjenda e UFC-së, Georges St-Pierre ka vlerësuar lartë paraqitjen e Khabib Nurmagomedov nga Justin Gaethje, derisa ka bërë të ditur se nuk do guxonte të sfidonte atë për një duel.

Ylli dagestanez njoftoi se po pensionohet nga sporti i arteve marciale të përziera, pas triumfit në UFC 245.

Ai u pensionua nga MMA në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi me vete jo që mori vetëm titullin, por edhe rekordin prej 29 fitoresh, asnjë barazim dhe asnjë humbje.


Duke folur në një intervistë për Ariel Helwani, St-Pierre ka thënë: Ndoshta është normale pensionimi i tij, mirëpo unë do të doja të pyesja dikë për të luftuar me mua, por për shkak të rrethanave (moshës), nuk do të guxoja ta sfidoja atë për një duel”.

“Nuk jam në momentet e tij, shkaku që babi i tij ka ndërruar jetë dhe për të është një kohë e vështirë, atij i duhet kohë që të qetësohet”.

“Kam shumë respekt për Khabibin. Me atë çfarë ka bërë në sport. Ajo kalon çdo nivel të sportit, kalon në pjesën humane, kam respekt të madh për të”, ka shtuar më tej ai.

Ylli kanadez u pensionua nga UFC në vitin 2019, derisa ka shprehur dëshirën e tij për t’u përballur me Khabibin. /Telegrafi/