LAJMI I FUNDIT:

Genta Sula: Si u zhdukën “dosjet e nxehta” të ish-Sigurimit të Shtetit

Genta Sula: Si u zhdukën “dosjet e nxehta” të ish-Sigurimit të Shtetit

Genta Sula, drejtore e Autoritetit të Dosjeve tha se një ndër shqetësimet kryesore të publikut është pikërisht sa dosje mungojnë.

“Unë them se ajo që dihet është që janë bërë asgjësime gjatë gjithë kohës, si në çdo arkiv, jo çdo gjë mbahet. Janë mbajtur arkiva për dy qëllime, së pari për rëndësi historike, e dyta për rëndësi operative”, u shpreh Sula, për Euronews Albania.

Ajo tha se janë asgjësuar gjatë ndërrimit të sistemeve dosjet e atyre personave që i përkisnin krimeve politike dhe nuk u quajtën më krime politike.

Megjithatë, Sula bëri me dije se ka 2.2 kilometra materiale që mundësojnë realizimin e ligjit, pra njerëzit informohen për çfarë ka dhe çfarë jo.

Sipas saj, informacionet në dispozicion tregojnë dhe mënyrën se si ka funksionuar Sigurimi i Shtetit.

Ajo thotë se një numër i madh personalitetesh që kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit vijojnë punën edhe sot.

Sula tregoi se çështjet e përballjen me të shkuarën ngrihen në momente të caktuara siç ndodhi së fundmi, kur siç tha u kuptua se dekomunistizimi ishte i pamjaftueshëm.

Ajo u shpreh se shifra e fundit e raportuar nga institucioni që ajo drejton është 78 ish-bashkëpunëtorë të sigurimit që ende vijojnë detyrën, pasi siç shpjegoi Autoriteti vetëm jep informacione institucioneve dhe ato vendosin çfarë të bëjnë me punonjësit e tyre.

“Ka institucione si shërbimi i jashtëm p.sh që nuk lejojnë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit, edhe në institucionet e Ministrisë së Drejtësisë është bërë lustracioni”, tha Sula.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori