Genta Ismajli me pozë provokuese tregon këmbët atraktive

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.
Një të tillë, Ismajli e ka publikuar së fundmi për fansat e saj në InstaStory, në ngjyrat bardhë e zi.
Ajo ka pozuar mjaft atraktive para kamerës, teksa ka vënë në pah këmbët e saj atraktive dhe gjoksin.

Këngëtarja nuk ka bërë të ditur nëse kjo është pjesë e ndonjë klipi të saj të ri, megjithatë ka marrë komente të shumta nga ndjekësit për këtë paraqitje.
Genta është një prej këngëtareve që ndër vite i ka rezistuar skenës, duke u pëlqyer gjithnjë për muzikën dhe këngët e saj. /Telegrafi/
































































