Ata gjatë vitit të kaluar kanë qenë ndër çiftet më të përfolura.

Fjala është për këngëtaren e njohur Genta Ismajli dhe partnerin e saj turk, Huseyin Usta, të cilët u komentuan në masë të madhe për romancën e jetën luksoze në mes të Zvicrës, Turqisë dhe Kosovës.


Të njëjtit duket se po kalojnë një periudhë të mirë së bashku, ndërsa dedikimet e imazhet e përbashkëta nuk mungojnë në rrjete sociale.

134974063 3014044275491009 268923193004752841 n Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Ismaili kësaj radhe ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet krah të dashurit dhe tërësisht pa grim.

Artistja nga Gjilani merr vëmendje me dukjen natyrale, kurse vjen më ndryshe e befason me këtë pamje.

134132154 414824796498138 4990013879375265694 n Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Genta dhe Huseyin e zyrtarizuan lidhjen në vitin 2019, gjersa planifikojnë edhe për një dasmë. /Telegrafi/