LAJMI I FUNDIT:

Gent Sejko dekretohet për një mandat të dytë si guvernator i Bankës së Shqipërisë

Gent Sejko dekretohet për një mandat të dytë si guvernator i Bankës së Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Gent Sejkon për një mandat të dytë si guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Në një njoftim për shtyp, Meta ka bërë të ditur se Sejkos i ka përfunduar mandati 7-vjeçar në datën 5 shkurt.


Kandidatura e Sejkos i propozohet për votim Kuvendit të Shqipërisë.

“Vlerësojmë politikën e Bankës së Shqipërisë, që ka qenë akomoduese për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal”, ka thënë Meta.

Para se të zgjidhej guvernator, Sejko ka pasur një eksperiencë më shumë se 20 vjeçare në sektorin bankar, përfshi pozicione drejtuese në ish-Bankën Amerikane të Shqipërisë, Bankën Raiffeisen dhe Bankën Societe Generale Albania. /Telegrafi/