General Electric planifikon të ndalojë prodhimin e termocentraleve të reja me qymyr
General Electric ka njoftuar se planifikon të ndalojë prodhimin e termocentraleve të reja me qymyr, pasi konglomerati industrial amerikan po përqendrohet më shumë në burimet e rinovueshme për gjenerimin e energjisë.
Kompania, e cila gjithashtu prodhon motorë të avionëve, tha se ndalimi i këtij aktiviteti do të shkurtoj shumë vende të punës.
“Me transformimin e vazhdueshëm të General Electric, ne jemi përqendruar në gjenerimin e energjisë që kanë ekonomi tërheqëse dhe një trajektore rritjeje. Deri sa ndjekim këtë dalje nga tregu i energjisë me qymyr, ne do të vazhdojmë të mbështesim klientët tanë, duke i ndihmuar ata që të mbajnë impiantet e tyre ekzistuese”, tha nënkryetari i GE-së, Power Russell, përcjell Telegrafi.
Kujtojmë se, Contour Global kishte përzgjedhur konglomeratin amerikan General Electric për inxhinieringun, prokurimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen afatgjate të termocentralit “Kosova e Re”.
Në vitin 2018, General Electric u vendos në mesin e Fortune 500 si ndërmarrja e 18-të më e madhe në SHBA nga të ardhurat bruto, me vlerë prej mbi 150 miliardë dollarësh.
Ndryshe, kompania shquhet si ndër ndërmarrjet më të mëdha dhe më të vjetra energjetike në botë. Madje, ajo vlerësohet si kompania që ndriçoi gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot, projektet energjetike të saj gjenerojnë 1/3 e gjithë energjisë elektrike në botë. Rreth 90 për qind të pajisjeve të transmetimit të energjisë elektrike janë të teknologjisë së General Electric.
Thomas Edison, ndër zbuluesit më të shquar amerikan, ka themeluar General Electric në vitin 1892. Që atëherë, kompania ka vazhduar rrugëtimin dhe në vitin 2012 është shpallur kompania e katërt më e madhe në botë nga Forbes Global 2000.
Aktualisht General Electric numëron mbi 200 mijë të punësuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre