Edhe spektakli i mbrëshëm i Big Brother VIP nuk kaloi pa përfshirjen e befasive të ndryshme.

Në po të njëjtën ditë, aktorit Donald Veshaj iu bë një surprizë nga vëllai i tij binjak, Romeo, të cilin nuk e kishte parë që nga hyrja në shtëpi.


Në takimin e tyre pas një kohe të gjatë, vëllezërit na sollën emocione të mëdha teksa nuk po mbanin lotët kur po përqafoheshin me njëri-tjetrin.

Screenshot 1 41 Gena (Foto: Instagram)

Lidhje me këtë reagimet në rrjet ishin të shumta, gjersa një i tillë nuk mungoi as nga këngëtari Gena.

Ai theksoi se këta të dy meritojnë fitoren e Big Brother për emocionet e sinqerta që sollën para një audience të gjerë.

“Që unë ju dua shumë ju e dini.. por sot ju keni bërë të ju do një Shqipëri e tërë me këto emocione nga më të sinqertat që ekzistojnë në botë. Dashuria e vëllait për vëllanë. Big Brother ju ndau por unë nuk mundem të iu ndajë prandaj me bindje të plotë e them se ju të dy e meritoni këtë fitore”.

Screenshot 2 34 Gena (Foto: Instagram)

“E meriton këtë fitore Donald Veshaj”, tha ai.

Donaldi në një moment u zëvendësua brenda shtëpisë nga vëllai i tij, Romeo, për të shikuar nëse do të vërehen nga të tjerët. /Telegrafi/