LAJMI I FUNDIT:

Geer: Do t’i mbroni ndërtimet pa leje apo bukuritë natyrore të Ohrit, zgjedhjen e bëni ju

Geer: Do t’i mbroni ndërtimet pa leje apo bukuritë natyrore të Ohrit, zgjedhjen e bëni ju

Është në dorën tuaj të vendosni nëse do t’i përkushtoheni mbrojtjes së rajonit të Ohrit apo ndërtimeve pa leje. Një mesazh të tillë e ka dërguar euroambasadori David Geer. Kjo vjen menjëherë pas misionit të paralajmëruar monitorues të një ekipi të UNESCO-s në rajonin e Ohrit dhe vendimit nëse Ohri do të jetë në listën e zonave të rrezikuara.

“Sa i përket vetë rekomandimeve të UNESCO-s, ju keni dy vizione të ndryshme në lidhje me këtë vend. Vizioni i parë është ruajtja e gjithë trashëgimisë natyrore dhe kulturore që gjendet me shumicë në këtë rajon dhe vend ku mund të zhvillohet turizmi, njerëzit të jetojnë dhe të ruajnë të gjithë pasurinë e tyre. Dhe sigurisht që ka një vizion tjetër, e ai është zhvillimi i egër dhe ilegale, apo ndërtimet e egra, një vizion që do të shkatërrojë gjithë atë që ne duam ta ruajmë, e ajo është trashëgimia natyrore dhe kulturore që ekziston këtu”, u shpreh Dejvid Geer, ambasador i BE-së.


Shoqëria civile beson se urbanizimi i pakontrolluar mbetet një problem madhor.

“Ne, si organizata të shoqërisë civile rreth 20, do të paraqesim një iniciativë në UNESCO, një masë, sipas ligjit, për heqjen e kompetencave të këshillit të qytetit të Ohrit për urbanizimin për ndërtesat e larta, jo për ndërtesat individuale, si një nga masat. Sipas ligjit përgjegjësinë le ta marrë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në një nivel më të lartë. Ne do të propozojmë kompetenca këshillit të komunës t’i hiqet për 5 vjet”, tha Nikolla Kiselinov – aktivist civil.

Në shtator të këtij viti, UNESCO në seancën e 45-të në Kinë duhet të vendosë për raportet që do të përgatisë misioni monitorues. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori