LAJMI I FUNDIT:

Geer: S’ka veto dhe vendime shtesë nëse miratohen ndryshimet kushtetuese

Geer: S’ka veto dhe vendime shtesë nëse miratohen ndryshimet kushtetuese

Nëse zbatohen ndryshimet kushtetuese, atëherë hapi i ardhshëm do të ndodhë me automatizëm, pa mundësi të vetos dhe vendime shtesë, thotë në intervistën për AIM-n, euroambasadori David Geer.

Në përgjigjen e pyetjes se si të arrihet deri te kompromisi për ndryshimet kushtetuese, Geer thotë se duhet ndryshuar fryma e dialogut, të ecet përpara jo vetëm, siç thotë ai, për ndryshimet kushtetuese, por edhe për reformat.


“Shohim se në vend ka një polarizim të madh midis partive politike. Thuajse të gjitha partitë politike publikisht tregojnë dhe përsërisin se janë të përkushtuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Mirëpo, kur është fjala për bashkëpunimin praktik, të themi rreth legjislacionit, me çka vendi do të avanconte dhe do të ishte në interes të qytetarëve, atë bashkëpunim nuk po e shohim”, theksoi Geer.

Geer thotë se është e rëndësishme se kur të publikohet teksti përfundimtar për ndryshimet kushtetuese, të ketë debat të hapur dhe të gjithë politikanët të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i vendosin interesat e shtetit në plan të parë, të shohin tekstin dhe të sigurohen se çfarë në fakt propozohet.

“Nëse, siç presim, bëhet fjalë për futjen e njerëzve që deklarohen si bullgarë në Kushtetutë, atëherë do të bëhet eksplicite ajo që është tashmë implicite në vetë Kushtetutën dhe kjo do të paraqiste fuqizim të mëtejshëm të historisë tashmë të mirë të vendit në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike. Nuk shoh se kjo është kundër interesit kombëtar apo kërcënim për identitetin e këtij vendi. Megjithatë, këto janë vendime që duhet t’i marrë vetë vendi”, thotë Geer.

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori