LAJMI I FUNDIT:

“Gears Tactics” është një lojë e mirë, por jo për këtë kohë

“Gears Tactics” është një lojë e mirë, por jo për këtë kohë

Të gjithë ata që e kanë luajtur Gears Tactics kohë më parë, e kanë vlerësuar si një video-lojë të mirë.

Sipas vlerësimeve të përgjithshme, kjo lojë është cilësuar e mirë, jo e mahnitshme ose e përkryer por e mirë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse fillon ngadalë, zhvillimi i ngjarjes bëhet dramatike dhe e rrëmben lojtarin, nëpër aventurat e pa pritshme dhe të thella që i ofron.

Lansimi i versionit të ri të kësaj loje, duket se është bërë në kohën më të keqe të mundshme, pasi si pasojë e mbylljes me coronavirusin, shumë njerëz janë të sëmurë, ka shumë viktima, derisa shumë të tjera kanë mbetur pa punë dhe të ardhura.

Të luajturit e një video-loje me përmbajtje të rëndë, ku sulmet dhe vrasjet janë të shpeshta dhe të pa pritshme, nuk konsiderohet si ideja më e mirë.

Në një kohë si kjo, kur të gjithë jetojnë me ankthin se mund të infektohen, derisa nuk ka datë se kur mund të lirohemi nga kjo situatë, Gears Tactics po konsiderohet si video-lojë që nuk do të hyjë shumë në përdorim.

Video-loja Gears Tactics është 12 vite para Gears of War, shumë afër fillimit të luftës ndërmjet njerëzve dhe krijesave nga Locists.

Që nga dita e djeshme, të gjithë mund ta shkarkojnë Gears Tactics për PC, të mbështetur nga Microsoft. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Samsung ka lëshuar përditësimin e sigurisë të radhës për serinë Galaxy S24, i cili vjen me përmirësimet edhe të kamerës

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Kalo në kategori