LAJMI I FUNDIT:

Gazetat do të marrin subvencione nga Qeveria e Maqedonisë

Gazetat do të marrin subvencione nga Qeveria e Maqedonisë

Edhe mediat e shkruara do të marrin para nga buxheti i shtetit këtë vit, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Në seancën e sotme të qeverisë është miratuar Programi për Mbështetjen e shtypjes dhe shpërndarjes së mediave të shkruara për vitin 2022.


“Fondet, siç janë planifikuar, do të përdoren për të mbështetur shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shkruara në drejtim të mbrojtjes së pluralizmit në fushën e medias, ndërsa përfitues janë mediat e shkruara me karakter të përgjithshëm informativ, të cilat publikojnë përmbajtje me qëllim informimin e vazhdueshëm të publikut për çështjet aktuale politike, ekonomike, sociale dhe kulturore”, theksojnë nga Qeveria./Telegrafi/