Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic, njoftoi të premten se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.

Gazetarja ka shpalosur diçka prej asaj që  Kurti ka thënë në këtë intervistë, e cila siç ka bërë të ditur ajo, do të transmetohet të shtunën pasdite.

Sipas saj, kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se nuk do ta lejojë kurrë formimin e një modeli si Republika Srpska në Kosovë.

Kurti në Stamboll: Këtu nis një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar Kurti në Stamboll: Këtu nis një pjesë e mirë e zgjimit tonë kombëtar

“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, ka shkruar Latic në Twitter.

Reklama
Reklama

Ajo ka thënë se gjatë intervistës, Kurti gjithashtu ka deklaruar se Serbia i sheh ende Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi si shtete të përkohshme. /Telegrafi/