LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja bullgare i dhuroi mollë të kuqe kryeministrit Kovaçevski

Gazetarja bullgare i dhuroi mollë të kuqe kryeministrit Kovaçevski

Një gazetare nga Bullgaria, në fund të konferencës së sotme të përbashkët në mes kryeministrave Kirill Petkov dhe Dimitar Kovaçevski, i ka dhuruar mollë të kuqe kryeministrit të RMV-së.

Pasi përfunduan konferencën ajo iu afrua Dimitar Kovaçevskit dhe i dhuroi mollën e kuqe, ndërsa i dëshiroi sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zotri Kovaçevski, më lejoni t’iu dëshiroj shëndet, mollë e kuqe bullgare, në shenjë të falënderimit se ju të dy do ta ruani unitetin në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha gazetarja.


Për këtë gjest, kryeministri bullgar Kirill Petkov buzëqeshi dhe tha “molla jonë e bukur”.

Bullgaria nuk do të pengojë përdorimin e emrit të shkurtër Maqedonia e Veriut
Lexo po ashtu Bullgaria nuk do të pengojë përdorimin e emrit të shkurtër Maqedonia e Veriut

Theksojmë që kryeministri bullgar Kirill Petkov, sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në RMV, ndërsa delegacionet e të dy qeverive kanë mbajtur mbledhje të përbashkët.

Pas takimit me Kovaçevskin, Petkov deklaroi se fokusi në të ardhmen do të jetë që të zgjidhet kontesti në mes Shkupit dhe Sofjes. Bullgaria edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të BE-së vendosi veto ndaj nisjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori