LAJMI I FUNDIT:

Gazetari shqiptar: Sot është periudha e artë e politikës, e ka nënshtruar median

Gazetari shqiptar: Sot është periudha e artë e politikës, e ka nënshtruar median

Gazetari shqiptar Mentor Kikia është shprehur se sot është periudha e artë e politikës në raport me mediat.

Ndërsa u fol për lirinë e shtypit, gazetari i ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania u shpreh se sot është e vështirë të publikosh lajmin e vërtetë edhe pse në pamje të parë duket se gazetari është I lirë.


Sipas tij sot jemi në epokën e joshjes së medias.

“Ka qenë një periudhë ku sjelljet ndaj gazetarëve kanë qenë të dhunshme. Unë personalisht jam një gazetar që jam goditur për shkak të detyrës. Policia ka qenë agresive, institucionet kanë qenë agresive. Më pas politika kuptoi se median nuk mund ta zotëronte duke dhunuar sepse sa më agresiv tregohej shteti ndaj medias aq më shumë peshë merrte fjala e medias. Më pas nisi epoka e joshjes së medias”, tha Kikia.

“Mendoj se sot jemi në epokën e artë të kontrollit të politikës mbi median pasi sot në pamje të parë gazetarët janë të lirë, por nuk është. Sot është periudha e art të politikës bë raport me median. Sot është vështirë të publikosh lajmin e vërtetë”, theksoi ai.

Organizata Reporterët Pa Kufij ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit. Shqipëria ka përmirësuar renditjen me shtatë vende,  duke u renditur në rendin e 96-të.

Renditja e vendeve sipas lirisë së medias në vitin 2023 tregon se Maqedonia e Veriut duke zënë vendin e 38-të nga gjithsej 180, është lider për sa i përket lirisë së mediave në raport me vendet e Ballkanit.

Një vend më poshtë, pra në vendin e 39-të, është Mali i Zi me një kërcim pozitiv prej 24 pozitash krahasuar me vitin e kaluar. Kroacia është pozicionuar në vendin e 42-të dhe Sllovenia zë vendin e 50-të sipas indeksit të lirisë së medias 2023.

Për sa i përket lirisë së mediave në krahasim me RMV-në, më poshtë janë Kosova, e cila është në pozitën e 56-të dhe Bosnja dhe Hercegovina e cila zë vendin e 64-të. Sipas renditjes së vitit 2023, Bullgaria pozicionohet në vendin e 71-të, Serbia në vendin e 91-të dhe Shqipëria renditet pesë vende më poshtë në listë, pra në vendin e 96-të.

Renditja më e ulët mes vendeve të rajonit për sa i përket lirisë së medias në vitin 2023 është Greqia, e cila është në vendin e 107-të.

Më të mirat për lirinë e gazetarisë janë vendet skandinave – Norvegjia, Danimarka, Suedia, Finlanda, dhe e katërta është Irlanda, ndërsa më keq janë Turkmenistani, Irani, Vietnami, Kina dhe Koreja e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori