LAJMI I FUNDIT:

Gazetari serb intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Gazetari serb intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Gazetari serb Stefan Cvetkoviq, gjatë ditës së sotme është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Cvetkoviq disa ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga autoritetet serbe e më pas u gjet pas dy ditëve në territorin e Serbisë.


Pas deklaratës në prokurori, Cvetkoviq para gazetarëve tha se ka dhënë dëshmi dhe pret të kontribuojë në zbardhjen e rastit të Oliver Ivanoviqit.

“Unë sot kam ardhur këtu për me dhënë dëshmi për të cilat kam njohuri në lidhje me rastin e vrasjes së Ivanoviqit. Falënderoj prokurorin e Prokurorisë Speciale dhe gjithë të tjerët që janë angazhuar me këtë rast për të cilin unë kam ofruar të gjitha informacionet që kam në lidhje me këtë rast. Unë sa ma shumë kom me kontribu për me zgjidh rastin e Oliver Ivanoviq”, tha Cetkoviq.

Dyshimet e Cvetkoviq për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, janë ata që kanë kryer djegiet e veturave në Veri të Mitrovicës.

“Sipas dëshmive dhe dëshmitarëve sipas bindjeve të mia, dyshimet e mia shkojnë në personat që kanë kryer djegien e veturave në veri të Mitrovicës janë ata që kanë kryer edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Nuk ka dyshime as në drejtimin e Serbisë as në Kosovë por dyshimet e mia janë se pas vrasjes qëndron një grup i organizuar kriminal ku hetimet janë duke u kryer”, tha Cvetkoviq. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori