LAJMI I FUNDIT:

Gazetari që publikoi pamjet për rastin “Haraçi”: Ditët e ardhshme do të publikojmë dokumente shokuese

Gazetari që publikoi pamjet për rastin “Haraçi”: Ditët e ardhshme do të publikojmë dokumente shokuese

Gazetari italian Laris Gaiser, i cili ka publikuar pamje dhe biseda për rastin “Haraçi” në Maqedoninë e Veriut, thotë se në të ardhmen do të publikojë edhe dokumente tjera për këtë rast, me të cilat siç shprehet, shpreson që Maqedonia do ta gjejë rrugën demokratike.

Gaiser në Facebook shkruan se Prokuroria Speciale që nga fillimi i saj, jo vetëm që ilegalisht ka ndërhyrë në politikë, por edhe ka shantazhuar njerëz, njofton Telegrafi Maqedoni.


“La Verita publikoi vetëm pjesën e parë të rrëfimit tim, që dëshmon se si Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndërrimin e regjimit në Maqedoni për të kufizuar sovranitetin, ka përkrahur vendosjen e Prokurorisë Speciale (prokurores Katica Janeva), e cila që nga fillimi jo vetëm që është përzier ilegalisht në politikë, por edhe zhvat njerëz”.

“Sistem mafioz, që punon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të lartë! Ata politikanë të dëshiruar nga BE dhe Sorosi. Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së … vetë BE-në! Mogherini, Juncker dhe bashkëpunëtorët janë fajtorë për nënçmimin e tërë popullit dhe përkrahjen e hapur që e dhanë për ata që janë kundër drejtësisë, drejtësisë që aq zëshëm pretendohet nga Brukseli. Në ditët e ardhshme ne do të publikojmë dokumente shokuese, të cilat sinqerisht shpresoj që do ta ndihmojnë Maqedoninë ta gjejë rrugën drejt dremokracisë”, shkruan Gaiser.

“La Verita” sot publikoi pamje të rastit “Haraçi” në të cilat shihet se si i akuzuari i parë Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe i akuzuari i dytë Zoran Kiçeec, i kanë marrë paratë nga afaristi Orce Kamçev, të cilit i kanë premtuar se me ndihmën e prokurores speciale Katica Janeva, do ta lirojnë nga paraburgimi dhe akuzat e PSP-së./Telegrafi/

Mediumet italiane publikojnë pamjet kur “Boki 13” i merr paratë nga Orce Kamçev
Lexo po ashtu Mediumet italiane publikojnë pamjet kur “Boki 13” i merr paratë nga Orce Kamçev

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori