Një korrespondent 51-vjeçar amerikan, Brent Renaud, është qëlluar për vdekje në Irpen sot.

Ndërkohë një tjetër gazetar ka mbetur i plagosur.


Kështu raporton mediumi ukrainas KyivPost, përcjell Telegrafi.

Siç shkruan tutje mediumi në fjalë, tani ata po përpiqen ta nxjerrin viktimën nga zona e luftimit.

Ndërkohë raportohet se i plagosuri është duke u trajtuar në spitalin kryesor në Kiev.

Një video e pa verifikuar thuhet se tregon kolegun e tij gazetar që po trajtohej në spital me plagë. Ai përshkroi se ishte qëlluar teksa ishte në një makinë, përcjell Telegrafi.

https://twitter.com/annalisacamilli/status/1502978846500573185?s=20&t=_Hj2uS-P83aAU_TWDOFyUA

Lajmi është konfirmuar edhe nga mediumi britanik The Guardian, sipas të cilit "dy gazetarë u sulmuan pranë Irpin kur forcat ruse hapën zjarr".

Screenshot 11 9

Gjithashtu, një lajm i tillë është konfirmuar edhe nga Shefi i policisë së rajonit Kyiv, Andrey Nebitov.

Sipas tij, forcat ruse vranë gazetarin amerikan të New York Times, Brent Renaud, në Irpin.

Sidoqoftë, zëvendës-kryeredaktori i The New York Times tha në një postim në Twitter se Renaud nuk ishte në detyrë për gazetën ndërsa ishte në Ukrainë.

“The Times ‘është thellësisht e pikëlluar kur mësoi për vdekjen e një gazetari amerikan në Ukrainë, Brent Renaud’", tha Cliff Levy. "Brent ishte një fotograf dhe regjisor i talentuar, por ai nuk ishte në detyrë për NYTimes në Ukrainë". /Telegrafi/