LAJMI I FUNDIT:

Gazeta serbe shkruan se Pacolli po e blen jugun e Serbisë, tregon edhe “çmimin” (Foto)

Gazeta serbe shkruan se Pacolli po e blen jugun e Serbisë, tregon edhe “çmimin” (Foto)

Mediat serbe kanë vazhduar me fushatën kundër Kosovës dhe politikanëve të saj.

Gazeta beogradase Informer.rs në ballinën e saj të numrit të së enjtes ka vendosur titullin”Pacolli blen jugun e Serbisë për 250.000.000 euro”.


“Miliarderi më i pasur shqiptar Behgjet Pacolli, i ka dhënë një shumë të parave me të cilat ekstremistët në jug të Serbisë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, dhe në Vranjë, Leskovc dhe Nish do të blejnë tokë, pasuri të patundshme dhe kompani!”

”Blerjet do të shkojnë nëpërmjet një ndërmjetësi, një zone fiktive dhe serbëve të korruptuar”, shkruan sot informer.rs.

Kjo e fundit i kishte dedikuar shkrim Kosovës edhe të mërkurën.

Në të, kjo media shkruante se presidenti turk Recep Taiyp Erdogan është duke e ndihmuar aktivisht kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për luftë në Serbi e Maqedoni.

“Agjentët e MIT (Shërbimi i Inteligjencës Turke), Shqipëria dhe Kosova po ndihmohen në mënyrë aktive për përgatitjet për luftë në Serbi dhe Maqedoni”.

“Fshehurazi po ndihmohen për blerjen e një sasie të madhe të armëve, sidomos raketa dhe po përgatitet një plan për të hyrë në veriun e Kosovës dhe në Kumanovë të Shkupit”.

Në këtë artikull financuesi kryesor i kësaj “lufte të mundshme” shihet të jetë miliarder kosovar Behgjet Pacolli.

“Behgjet Pacolli është financuesi kryesor për blerjen e armëve për luftë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori