Gabimi i James Trafford në humbjen 2-0 të Manchester Cityt ndaj Tottenhamit sot ka shtyrë gazetën italiane Gazzetta dello Sport të pyesë trajnerin Pep Guardiola: "Çfarë po pret për të nënshkruar me Gigio Donnarumman?". 

Sipas raportimeve të Football Italia katër ditë më parë, Manchester City dhe Paris Saint-Germain kanë hyrë në bisedime të drejtpërdrejta për transferimin e kapitenit të Italisë, Gianluigi Donnarumma, i cili nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Luis Enrique dhe tashmë i ka dhënë lamtumirën tifozëve francezë. 


Kapiteni i Italisë ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij me PSG, ndërkohë që klubi parizien ka siguruar tashmë zëvendësimin e tij, Lucas Chevalier. 

“Guardiola, çfarë po pret për të nënshkruar me Gigion?”, shkruan Gazzetta dello Sport pas ndeshjes së sotme, duke i bërë thirrje Manchester Cityt të sigurojë shërbimet e portierit italian. 

Gazeta gjithashtu ka ofruar përditësime mbi negociatat, duke konfirmuar se Donnarumma është një objektiv konkret për gjigantët e Ligës Premier, edhe pse Guardiola aktualisht ka në dispozicion katër portierë. 

Nga ana tjetër, Galatasaray ka shfaqur interes për Ederson, por nuk është i gatshëm të ofrojë më shumë se 10 milionë euro për portierin brazilian, ndërkohë që Manchester City synon të ulë kërkesën financiare të PSG-së për Donnarumman, e cila aktualisht llogaritet mes 40 dhe 50 milionë euro, siç kishte raportuar më herët Football Italia. 

telegrafi sport app