LAJMI I FUNDIT:

Gazeta ’20 Minuten’ shkruan për suksesin e shqiptarit Kristian Oroshi në Zvicër

Gazeta ’20 Minuten’ shkruan për suksesin e shqiptarit Kristian Oroshi në Zvicër
Jonathan Krebs, djathtas dhe Kristian Oroshi, majtas

Prodhimi një dyneri origjinal, nga një shqiptarë në Zvicër ka arritur të marrë edhe vëmendjen e medieve zvicerane.

Gazeta më e madhe zvicerane “20 Minuten”, i ka kushtuar një shkrim dynerit origjinal, i cili vjen si rezultat i një angazhimi të suksesshëm të një shqiptari që jeton në këtë vend.


“20 Minuten” në artikullin e vet e përshkruan këtë dyner, si më të mirin në Zvicër, duke treguar për interesimin e madh të zviceranëve, shqiptarëve por edhe të tjerëve për këtë produkt të ri në treg.

Ky sukses është rezultat i një investimi të shqiptarit Kristian Oroshi dhe zviceranit Jonathan Krebs, që dëshmon bashkëpunimi e suksesshëm të tyre dhe nivelin e integrimit të shqiptarëve në këtë shtet.

Diaspora shqiptare, jo vetëm në Zvicër, por edhe në vende të tjera, është duke treguar sukses dhe arritje të vazhdueshme në shumë fusha, ku mbajnë edhe pozita udhëheqëse në kompani të ndryshme, por gjithashtu janë edhe investitorë serioz në biznese e ndërmarrje të suksesshme.

Pronarët e kësaj ndërmarrje po planifikojnë zgjerimin e këtij rrjeti të dynerëve edhe ne vende të tjera, deri në Kosovë. /Telegrafi/