LAJMI I FUNDIT:

“Gaza duhet të mbetet palestineze”, thotë SHBA-ja pas raportimeve që Izraeli dëshiron “tampon zonë”

“Gaza duhet të mbetet palestineze”, thotë SHBA-ja pas raportimeve që Izraeli dëshiron “tampon zonë”

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kufijtë aktual të Gazës duhet të respektohen, mes raportimeve në mediat izraelite që sugjerojnë se Izraeli dëshiron të krijojë një “tampon zonë”.

“Izraeli dëshiron që kjo tampon zonë midis Gazës dhe Izraelit nga veriu në jug të parandalojë çdo pjesëtar të Hamasit ose militantë të tjerë që të depërtojnë ose sulmojnë Izraelin”, gazeta Haaretz citoi tre burime të ndryshme.


Raportimet gjithashtu pretendojnë se Izraeli kishte informuar shtetet fqinje arabe për synimet e saja – por kjo, si spekulimet për tampon zonën, nuk janë konfirmuar.

“Ne kemi thënë shumë herë se nuk mbështesim një reduktim të kufijve gjeografikë të Gazës”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, raporton skynews.

“Ne kemi thënë gjithashtu se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, natyrisht, askush nuk dëshiron që 7 tetori sërish të ndodhë”, shtoi ai.

Zëdhënësi i UNICEF-it: Sulm pranë spitalit në Gaza, kjo është luftë kundër fëmijëve
Lexo po ashtu Zëdhënësi i UNICEF-it: Sulm pranë spitalit në Gaza, kjo është luftë kundër fëmijëve

“Territori i Gazës, në çdo skenar të ardhshëm, duhet të mbetet tokë palestineze dhe nuk mund të zvogëlohet, por tani, ne nuk jemi në gjendje të spekulojmë mbi përbërjen e pengesave apo strukturave të ardhshme të sigurisë”, përfundoi ai.

Ndryshe, SHBA-ja disa herë ka bërë të ditur se është dakord për një zgjidhje që parasheh krijimin e shtetit palestinez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Kroacia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori