Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, tha se edhe pa votën e Behgjet Pacollit i kanë të sigurta tashmë 61 vota për të votuar “Qeverinë Hoti”.
Ajo tha se nuk e kanë problem mungesën e votave, përkundrazi mund të ketë edhe më shumë, por asesi më pak.
“Po punohet me secilin deputet jashtë subjektit politik dhe duam ta kemi një qeveri duke u bazuar në Kushtetutën e vendit. Uroj që nesër të arrihet marrëveshja. Të gjitha subjektet janë deklaruar që janë të gatshme edhe pse s’është e thënë që pikërisht nesër të ndodhë”, tha Gaxherri, për Klan Kosovën.
Gaxherri tha se të premten mund ta thërrasin seancën dhe se nuk beson që kryeparlamentarja Vjosa Osmani mund ta pengojë me ndonjë qëllim.
“Qëndrimi i Osmanit është i njohur, por duke e njohur që është luftëtare për rregulloren dhe ligjet e vendit, s’kam dyshim që do ta procedojë brenda rregullores sepse ende s’ka arritur në Kuvend. S’besoj që me ndonjë qëllim do të prolongojë punën. Seanca do të mbahet brenda afateve të rregullores”.
Gaxherri tha se LDK-ja e mbajti premtimin që të mos lidhë një koalicion me PDK-në dhe mohoi se ka ndikim të presidentit.
“LDK e di mirë që marrja e qeverisë nuk është ansjë lloj privilegji, por përgjegjësi më e madhe se asnjëherë më parë. Por ne si LDK s’i kemi ikur asnjëherë përgjegjësive. Jam e sigurt që do të punojmë ditë e natë që këto tema të mëdha për Kosovën ta kalojmë më lehtë. Do të fitojë Kosova në këtë aspekt. Kemi premtuar që s’do të ketë marrëveshje me PDK-në dhe s’e bëmë edhe pse ka qenë më lehtë një qeveri gjithëpërfshirëse”, tha ajo.
Sa i përket çështjes së udhëtimit të Pacollit, Gaxherri tha se është e papranueshme që një deputet të trajtohet sikur qytetarët tjerë, për shkak të përgjegjësive të mëdha që ka në përfaqësimin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'