LAJMI I FUNDIT:

Gatuajeni sonte, hajeni në mëngjes: Djeg dhjamin, vret sëmundjet, ju bën të bukur!

Gatuajeni sonte, hajeni në mëngjes: Djeg dhjamin, vret sëmundjet, ju bën të bukur!

Ky kafjall ka shumë cilësi shëruese, sepse liron toksina nga organizmi ynë, ndihmon në shërimin e problemeve me zorrët dhe me kapsllëkun, jep energji të nevojshme dhe ndihmon në humbje peshe.

Kafjalli është racioni më i rëndësishëm të cilin nuk do të duhej kurrë ta kapërceni.


Kapërcimi i kafjallit mund të çojë në shtim peshe, por edhe në sëmundje të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Për të shpëtuar edhe njërën edhe tjetrën, shumë ekspertë rekomandojnë mu këtë kafjall, sepse është plot vitamina dhe minerale të cilat janë të rëndësishme për shëndetin, dukjen e flokëve, thonjve dhe lëkurës.

Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe ju nevojiten vetëm disa përbërës për përgatitjen e saj:

– 300 ml kefir,
– 2 lugë drithë tërshëre,
– 1 lugë li të bluar (liri ka veprim të mirë nëse e bluani),
– 1 lugë kakao,
– 5-7 kumbulla të thata

Përgatitja:

Rreth 100 ml ujë të vluar qitjani sipër kumbullave të thata dhe lini të qëndrojnë 5 – 10 minuta.

Në një enë të veçantë përzieni kakaon, drithin e tërshërës dhe lirin, pastaj shtoni kefirin dhe që të gjitha përzieni mirë.

Kumbullat e thata pritni dhe bëni pure nga to, dhe shtojani përbërjes me zefir dhe lëreni në frigorifer.

Kujdesuni që këtë kafjall ta gatuani në mbrëmje dhe ta hani në mëngjes.

Do të jeni të mrekulluar me rezultatet, edhe pse është e mundshme që do të keni paksa ndjenjë të çuditshme në stomak.

/Telegrafi/