Objektivat mbeten të pandryshuar për zëvendës-komandanten, që ditën që veshi uniformën.
“Atdheu, nderi detyra më kanë shoqëruar në çdo detyrë që kam shërbyer. Objektivat e mi lidhen me objektivat e strukturës dhe misionit që ndikojnë dhe ndihmojnë në realizimin e misionit”.
Gjeneral Brigade, Vehbije Kurti nuk mori thjeshtë një detyrë, emërimi i saj shënon një hap përpara një epoke të re të Forcave të Armatosura, duke u bërë gjithashtu edhe shembull frymëzimi. Këshilla e gjenerales për çdo grua në uniformë që ka ambicie për rritjen në karrierë është kjo.
“Të jenë të përkushtuara, me integritet, dinjitet që të jenë shembull i mirë frymëzimi për brezat që vijnë”.
Ëndrra e çdo ushtaraku është që një ditë të bëhet gjeneral. Këtë emocion e përjetoi pak kohë më parë, kur mori gradën madhore. Gjeneral Brigade Vehbije Kuti është aktualisht e vetmja grua që mban një yll mbi supe.
“Një vlerësim që më ka peshuar mbi supet e mia dhe më ka bërë krenare”.
Gjenerale Kuti e nisi rrugëtimin në Forcat e Armatosura 36 vite më parë.
“Në ‘89, fillova studimet në shkollën e bashkuar. Në 93 jam titulluar oficere me gradën nëntoger dhe e bukura ka qenë se jam emëruar në akademinë ushtarake në institucionin ku unë u arsimova dhe edukova”, tha ajo.
Ndryshe nga shumica e ushtarakëve, nuk kishte asnjë paraardhës në Forcat e Armatosura.
“Ajo që e përforcoi më shumë këtë ishte im atë duke ditur dëshirën që unë kisha me FA dhe më prezanton me dy miqtë e tij ushtarakë. Takimi me atë korrektësinë që ata shpalosën tek unë, e përforcuan më shumë bindjen që unë pata për tu bërë pjesë e këtij profesioni”, tha ajo.
Mes misionit që bëri betimin për t’ju përkushtuar atdheut dhe nënës së dy fëmijëve thotë se nuk ka qenë e lehtë.
Shumë e vështirë. Me suportin e familjes dhe bashkëshortit, veçanërisht të bashkëshortit kam arritur t’ja dal, duke qenë se edhe bashkëshorti im vjen nga e njëjta fushë. Por sigurisht pesha e gruas, kur t’i merr detyrën një pjesë e mendjes qëndron tek familja, ç’bën fëmija, ç’bëjnë të tjerët”, shtoi gjeneralja.
Profesionin që zgjodhi i ka shënjuar jetën.
” Nëse ka një kostum që mua më ka rënë më mirë në trup është kjo uniform. Nuk do ta ndërroja me asgjë”
Një mesazh, gjeneralja ka për të rinjtë shqiptarë.
“Atdheu, forcat tona të armatosura kenë nevojë për vizionin dhe guximin e tyre.”/ABC News Albania
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një ndërtesë banimi kaplohet nga zjarri në Prishtinë

“Ma mirë me më pas vra se çka më kanë bërë” – rrëfimi tronditës i të mbijetuarës së dhunës seksuale në Kosovë

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidentja Osmani kërcënohet përmes një emaili

“Më e keqja na ndodhi të dyja motrave” – Rrëfimi rrëqethës i një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Zjarri bën shkrumb depot në Lipjan – Policia e cilëson “zjarrvënie”

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë