LAJMI I FUNDIT:

Gati të gjithë armenët u larguan nga Nagorno-Karabakh

Gati të gjithë armenët u larguan nga Nagorno-Karabakh

Më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga rajoni i Nagorno-Karabakut.

Kjo do të thotë se pothuajse e gjithë popullsia e enklavës etnike armene është larguar që kur Azerbajxhani pushtoi rajonin javën e kaluar.


Azerbajxhani ka thënë se dëshiron të riintegrojë zonën dhe t’i trajtojë banorët si të barabartë, por një zëdhënës armen tha se kjo ishte thjesht një “gënjeshtër”.

Të paktën 200 armenë etnikë dhe dhjetëra ushtarë azerbajxhanas u vranë ndërsa ushtria e Azerbajxhanit hyri brenda. Si pjesë e një marrëveshjeje armëpushimi, separatistët kanë rënë dakord të dorëzojnë armët e tyre.

Nazeli Baghdasaryan, zëdhënëse e kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan tha se numri i refugjatëve që hynë në vend gjatë javës së kaluar kishte arritur në 100,417, nga popullsia e vlerësuar e Nagorno-Karabakut prej 120 mijë.

Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) deklaroi gjithashtu se 100 mijë njerëz ishin larguar, duke deklaruar se shumë prej atyre që ikin “janë të uritur, të rraskapitur dhe kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme”.

Cili është qëllimi i vërtetë i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh: Krijimi i një qeverie legale apo spastrimi etnik i armenëve
Lexo po ashtu Cili është qëllimi i vërtetë i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh: Krijimi i një qeverie legale apo spastrimi etnik i armenëve

Nagorno-Karabakh – i njohur si pjesë e Azerbajxhanit – ishte drejtuar nga armenë etnikë për tre dekada, raporton bbc.

Rajoni malor në Kaukazin e Jugut është mbështetur nga Armenia – por edhe nga aleati i saj, Rusia. /Telegrafi/