LAJMI I FUNDIT:

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Në Nish, Novi Sad, Beograd e më gjerë…. si mësues, punëtor ndërtimi apo tregtar… qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Serbi do t’iu njihen vitet e punës.

E njëjta vlen edhe për qytetarët serbë që punojnë në Shqipëri.

Së afërmi ato do mund të përfitojnë dy pensione, një në atdhe dhe një tjetër në vendin ku jetojnë e punojnë.


“Do të jenë rreth 111 shtetas serb të cilët janë të pajisur me leje pune dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Do të jenë rreth 450-500 shtetas shqiptarë që do të përfitojnë nga marrëveshja për shkak të marrëdhënieve të punës apo rezidencës që kanë në shtetin serb”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e MEKI.

Marrëveshja me Serbinë është e fundit e arritur nga Qeveria e Shqipërisë, pas asaj me Italinë. Pas shumë datash të shtyra, prej 1korrikut emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali do mund të përfitojnë nga njohja e ndërsjellë e pensioneve, shkruan A2 CNN.

“Një shtetas shqiptar në Itali që do ta bëjë aplikimin në institucionin homolog në Itali, mund ta bëjë atje. Nuk është nevoja të vijë në Shqipëri. Kështu eliminohen të gjitha kostot e udhëtimit, apo apostilimi të dokumentacionit”, tha Manjani.

Sytë e qeverisë tashmë janë hedhur drejtët shtetit me diasporën më të madhe shqiptare… Greqisë.

“Por njëkohësisht duhet të jemi edhe koshientë që përpos faktit që Shqipëria ka gati draft-marrëveshjen dhe grupin negociator për inicimin e kësaj marrëveshje, jemi në pritje të vullnetit politik të shtetit grek për inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes”.

Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Zvicrën, Kroacinë, Italinë dhe së fundmi me Serbinë.

“Me konkludimin e të gjithë marrëveshjeve që ne kemi në proces, ky numër do të shkojë në 21. Dhe unë e theksova që përpos vendeve të BE po përpiqemi të kemi marrëveshje edhe me ato shtete me të cilat kemi shkëmbime të shpeshta tregtare”.

Ndërkohë veç Greqisë, përpjekje për negociata ka edhe me Holandën, Poloninë, Finlandën, Moldavinë, Slloveninë, Australinë, Norvegjinë apo Suedinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vapa afrikane godet Kosovën – temperaturat mbi normalen, rrezik për shëndetin dhe mjedisin

Vapa afrikane godet Kosovën – temperaturat mbi normalen, rrezik për shëndetin dhe mjedisin

Lajme
Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Lajme
Fluks i madh në Morinë, mbi 380 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy javëve

Fluks i madh në Morinë, mbi 380 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri brenda dy javëve

Lajme
Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore

Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore

Lajme
RTK përballet me sfida financiare për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, drejtori i përkohshëm kërkon zgjidhje urgjente

RTK përballet me sfida financiare për shkak të moskonstituimit të Kuvendit, drejtori i përkohshëm kërkon zgjidhje urgjente

Lajme
Nga ankthi i përditshëm tek forca e brendshme – rrugëtimi emocional me diabetin i Lisa Mehmetit

Nga ankthi i përditshëm tek forca e brendshme – rrugëtimi emocional me diabetin i Lisa Mehmetit

Shëndetësi
Kalo në kategori