LAJMI I FUNDIT:

Gates paralajmëron: Vjeshta për SHBA-të mund të jetë më e zezë sesa vera, mënyra e vetme t’i rikthehemi normalitetit është vaksina

Gates paralajmëron: Vjeshta për SHBA-të mund të jetë më e zezë sesa vera, mënyra e vetme t’i rikthehemi normalitetit është vaksina

Themeluesi i kompanisë “Microsoft”, Bill Gates, parashikon që kjo vjeshtë në SHBA do të jetë më e zezë sesa vera – sa i përket pasojave të pandemisë së coronavirusit.

“Numrat janë në rritje”, ka shtuar Gates gjatë një interviste dhënë për Politico, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se është e mundur që të vie deri një përshpejtim i përhapjes së virusit, duke marrë parasysh temperaturat e ulëta ku qytetarët do të kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura.


Gates është i bindur se derisa SHBA-të nuk fillojnë në mënyrë aktive të bëjnë shpërndarjen e vaksinës kundër coronavirusit, e “vetmja gjë që na mbetet janë sjelljet tona”, duke aluduar në respektimin e distancës fizike dhe bartjes së maskave.

“Për fat të keq, ka shumë porosi të këqija sa i përket kësaj çështje, kurse në SHBA bartja e maskës nuk respektohet aspak”, ka vlerësuar miliarderi amerikan.

E gjatë një interviste dhënë kohë më parë për NBC, Gates ka theksuar se rikthimi në gjendjen e mëparshme do të ndodh vetëm atëherë të plotësohen dy kushte – kur të shfaqet gjenerata e dytë e vaksinës dhe kur virusi të zhduket nga planeti Tokë.

“Mënyra e vetme t’i kthehemi normalitetit është kur të shfaqet jo gjenerata e parë, por e dyta e vaksinës kundër COVID-19, e cila do të mund të ishte tejet efikase dhe që sa më shumë njerëz ta marrin. Kështu në mënyrë globale do ta eliminojmë sëmundjen”, pati shtuar Gates.

Ai një muaj më parë pati deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund t’i rikthehen normalitetit në verën e vitit të ardhshëm, dhe atë falë vaksinës.

Gjithashtu pati bërë të ditur se disa vaksina të gjeneratës së parë do të mund të merrnin dritën e gjelbër për përdorim në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas informatave më të fundit të marra nga Universitetit “John Hopkins”, në SHBA janë infektuar më shumë se 7.9 milionë njerëz me coronavirus, kurse 217.717 kanë humbur jetën nga infeksioni i këtij virusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori