Gastronomët duan lirim të masave anti-COVID, thonë se s’janë paguar ende për dy javët që u mbyllëm

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të bëjë një plan për sezonin veror, pasi iu ishte premtuar se nëse do të respektohen masat dhe bie numri i të infektuarve me COVID-19, atëherë do të ketë lirim të masave.
Megjithatë, nga kjo shoqatë thanë se këto premtime nuk po mbahen, ndërsa paralajmërojnë protesta në qoftë se nuk do të ulen së bashku me ekzekutivin për shqyrtimin e masave të reja.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi thotë për KosovaPress se qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre si dhe nuk mbajti premtimet, ndërsa shton se nuk iu dhanë as subvencionet e premtuara pas mbylljes dyjavore.
“Kur u vendos qeveria e re me një formë u dakorduam për mbyllje 12 ditore të gastronomisë, e cila ishte shumë e rëndë për ne. Mirëpo, pasi kishte subvencionim të pagave dhe të qirave ne e pranuam, ku u premtua dhe u betua që do të jetë në fund të muajit prill në fillim të muajit maj ky subvencionim. Kjo nuk ndodhi edhe në tani jemi me 10 maj dhe ende nuk kemi diçka konkrete. Më pas u bashkuam për të krijuar vet masat e reja ku u betuam ne si gastronomë që do t’i respektojmë edhe jemi duke i respektuar. Më pas ishte premtim që nëse ne do t’i respektonim edhe do të binin numrat atëherë ministria do të lirojë masat që i bie në këtë rast orarin edhe distancën, ose diçka tjetër. Mirëpo kjo nuk ndodhi prapë”, tha ai
Kllokoqi kërkon nga Qeveria e Kosovës një plan të qartë për verën, pasi vendet e rajonit kanë filluar të hapen dhe vendi ynë po ngelet mbrapa.
Sipas tij, duhet që vaksinimi të ndodhë më shpejtë, pasi nuk mjafton respektimi i masave kur kufijtë janë të hapur dhe njerëzit orientohen drejt vendeve fqinje.
“Nuk ka ende Kosova ose Qeveria e Kosovës një plan për verën, kjo është duke na dëmtuar më së shumti. Ne jemi këtu duke kaluar në fazën më të keqe të Ballkanit, si Kosovë po flas. Sepse po shohim se Shqipëria ka hapur klubet e natës dhe është duke organizuar festivale për 10 mijë persona. Njëjtë Serbia, njëjtë Mali i Zi, të cilat vetëm kanë filluar kurse ne ende jemi duke pritur kontingjentin e dytë të vaksinave. Ne i themi Qeverisë që të orientohet drejt vaksinimit të popullit dhe jo ndaj metodave klasike të respektimit të masave, sepse këto më nuk do të kryejnë punë, sepse kufijtë janë të hapur edhe ti veç mundesh të më ndalosh një dasmë në Kosovë, por ne vetëm do t’i marrim këta njerëz dhe do të shkojmë të organizojmë dasmë në Shqipëri dhe paret do t’ia lëmë Shqipërisë dhe do të importojmë virusin në Kosovë”, tha ai
Kllokoqi i bën apel Qeverisë së Kosovës që të ulën dhe të bisedojnë dhe të gjejnë një zgjidhje edhe për klubet e natës dhe për sallat e dasmave.
“Ne e ftojmë prapë qeverinë që të bisedojmë dhe bashkërisht të ulemi t’i vendosim masat e reja. Nuk po themi me i hap klubet e natës dhe sallat e dasmave pa asnjë distancë apo pa asnjë kontroll. Thjesht le të merr Instituti përsipër, ne do t’i mbulojmë ato shpenzime si biznese, për të kontrolluar sikur në vendet e rajonit siç po ndodhë. Le të bën Instituti me ‘rapid test’ kontrollin e personave që hyjnë në klub ose në sallë të dasmave dhe inspektorët e AUV-it le të na tregojnë për distancën ku duhet me u mirëmbajt këto. Po shpresoj që kanë me i hap sytë edhe veshët me pa që edhe ekonomia është duke vuajtur edhe thjesht mos t’ia mësojnë diasporës një rrugë tjetër, mos ta humbim remitencën e vendit”, tha ai
Masat e fundit të Qeverisë kufizuan qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:30 deri në 05:00, si dhe u lejuan gastronomeve vetëm 40 klientë për 100m2./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministri Aliu: Ura e re e Rogovës po bëhet

Fondi i Efikasitetit të Energjisë në Kosovë (FKEE) shpall thirrje për firma konsulete të energjisë në Kosovë

UNI hap thirrjen për 161 bursa për shkëmbim të stafit akademik dhe administrativ në 147 universitete në 21 shtete të Evropës dhe Turqi

Revolucionar në turizëm dhe arkitetur- Hoteli Epidamn White Sensation, Golem

Murati i reagon Ramës me një shprehje gjermane: Ai momenti kur ty të vie turp për të bëmat e tjetrit

Ejani festojmë bashkë ditëlindjen e parë të Vitaland – Sot krejt kemi me u kënaq

Prishtina Real Estate Expo 2023 - Panairi i parë ndërkombëtar për pasuri të paluajtshme

BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

Loja që po bën të gjithë të marrin pjesë

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën