LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Shumica e ambasadorëve të Kosovës janë asistentë të politikës amerikane

Gashi: Shumica e ambasadorëve të Kosovës janë asistentë të politikës amerikane

Shkarkimi i të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht nga Ministria e Jashtme është veç gjysma e punës së kryer nga pushteti i ri i Kosovës, sipas analistit politik Shkëlzen Gashi.

Ai është i mendimit se edhe në diplomaci kërkohet të aplikohet procesi i Vetting-ut.


“Edhe në këtë proces duhet bërë Vetting siç mendoj se duhet bërë në shoqërinë kosovare, në gjyqësor, në universitet, në akademi e gjithkund. Nëse duam të bëjmë reforma rrënjësore dhe me nxjerrë shoqërinë nga ku është futur për këto 20 vjet”.

Megjithatë, Gashi në Rubikon ka thënë se procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj është zgjatur.

“Më ka shqetësuar shumë që kjo ka zgjatur për pesë muaj prej kur u themelua Qeveria Kurti II. E kam ditur se mund të ndodhë kështu, por shumica e qytetarëve të Kosovës kanë pritur se këta kanë program dhe ekip. Subjekti që i ka fituar zgjedhjet më 14 shkurt nuk ka as program dhe as ekip, për fat të keq. Por, këto tjerat nuk kanë edhe më hiç program dhe ekip, prandaj qytetari i Kosovës i ka ndëshkuar më 14 shkurt”, njofton Klan Kosova.

Gashi thotë se Kosova në politikën e jashtme ka bërë gjithçka që i kanë thënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe thotë se njëjtë do të veprojë edhe kryeministri Kurti.

“Politika kosovare për 30 vjet ka bërë saktësisht atë çka ia ka kërkuar Amerika. S’ndryshon asgjë politika e jashtme e Kosovës. Ajo do të kishte ndryshuar nëse kryeministri bashkë me ministren do të thoshte që “nuk ka më veç me SHBA-në dhe BE-në, por se ne do të shohim edhe me Rusinë, me Kinën, me Brazilin, me Indinë dhe çka mund të bëjmë me këto vende për të marrë njohjen”. Por, kryeministri s’po thotë. Ai tha se “çka thotë Amerika ne s’themi pse por si”.

Gashi tha se shumica dërrmuese e ambasadorëve të Kosovës nëpër vendet e jashtme janë asistentë të politikës amerikane dhe asgjë më shumë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori