LAJMI I FUNDIT:

Gashi pyet Haradinajn: Kryeministër a i ke 61 deputetë që e përkrahin qeverinë tënde?

Gashi pyet Haradinajn: Kryeministër a i ke 61 deputetë që e përkrahin qeverinë tënde?

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Kuvendi ka kourum për vendimmarrje, mirëpo qeveria është në vështirësi për shkak të mungesës së vullnetit që të qojë përpara projektin kryesor e që është buxheti.

“Nëse qeveria nuk arrin që për buxhetin mi mbledh në sallë deputetët e vet, i bie që qeveria nuk e ka minimumin e vetë për të funksionuar. Situata është e thjeshtë dhe shumë e qartë Qeveria Haradinaj nuk ka mundësi që projektin e saj kryesor që është buxheti për vitin 2018 ta kalojë në leximin e parë e lëre më në leximin e dytë”, tha Gashi.

Ai në fund pati një pyetje për kryeministrin Haradinaj.

“z.kryeministër a i ki 61 deputetë që e përkrahin qeverinë tënde, dhe projektin tuaj kryesorë që është buxheti për vitin 2018?”, tha Gashi. /Telegrafi/