LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Propozimi francez nuk e rrezikon as gjuhën e as identitetin e kombit maqedonas

Gashi: Propozimi francez nuk e rrezikon as gjuhën e as identitetin e kombit maqedonas

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi në një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar letrën publike të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kate Marie Byrnes duke e konsideruar propozimin si një mundësi të re.

Gashi thotë se propozimi francez nuk e rrezikon as gjuhën dhe as identitetin e maqedonasve, duke shtuar se letra e Byrnes është inkurajim serioz që vjen nga një shtet aleat i RMV-së.


“Letra publike e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, znj. Kate Marie Byrnes, e publikuar më 8 korrik, në të cilën ajo shpreh mbështetjen e saj dhe të SHBA-së për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe të propozimit të ri për tejkalimin e bllokadës në këtë rrugë, është inkurajimi më serioz dhe më domethënës që nga vjen nga aleati strategjik i vendit tonë”.

Ambasadorja amerikane në Shkup: BE do ta bëjë Maqedoninë shtet më të fortë, propozimi francez është një moment historik
Lexo po ashtu Ambasadorja amerikane në Shkup: BE do ta bëjë Maqedoninë shtet më të fortë, propozimi francez është një moment historik

“Duke e falënderuar Ambasadoren Byrnes dhe SHBA-në për gjithçka që kanë bërë për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, edhe një herë ritheksojmë se për RMV-në gjithçka mund të ketë alternativë, pos integrimit europian. Duke pasur empati për bashkëqytetarët tanë maqedonas, ne konsiderojmë se propozimi i ri është një mundësi e re, që nuk e rrezikon as gjuhën e as identitetin e kombit maqedonas, ndërsa shtetit tonë të përbashkët i jep mundësi dhe perspektivë të re me përmasa historike për shtetndërtimin, por edhe për konsolidimin e tij në kuptimin demokratik dhe, veçmas, në planin zhvillimor“, ka shkruar Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori