LAJMI I FUNDIT:

Gashi ia përmend disa skandale Qeverisë, thotë se komunikimi mes Kusari-Lilës dhe Simiqit është bërë me “izë” të Kurtit

Gashi ia përmend disa skandale Qeverisë, thotë se komunikimi mes Kusari-Lilës dhe Simiqit është bërë me “izë” të Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi ka drejtuar një sërë kritikash ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, duke ia përmendur dhe disa skandale.

Gashi nga seanca e Kuvendit të Kosovës tha se kryeministri i Republikës së Kosovës dhe qeveria e tij dallohen për skandale në vazhdimësi.


Ai përmendi audio-incizimet mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

Gashi tha se komunikimin mes Kusari-Lilës dhe Simiqit është bërë me “izën” e Kurtit.

“Skandali i një komunikimit me një person i cili është në kërkim nga organet e drejtësisë së Kosovës dhe është në listë të zezë nga ShBA-të, pra me izën e tij pasi ky ka thënë që duhet me i bo numrat në kuvend me çdo kusht. Është një skandal shumë, shumë, shumë i madh dhe ky kuvend nuk mund të përballojë një gjë të tillë.

Pra, nuk pres përgjigje nga kryeministri sepse kjo është bërë me izën e tij, pasi ai tha se ajo e ka për detyrë me i bo numrat dhe nëse ia ka dhënë për detyrë më i bo numrat ia ka dhënë për detyrë me bo komunikimin. Dhe komunikimin ia ka dhënë për detyrë mos me bo me deputet shqiptarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mua asnjëherë nuk më ka thirr më pi kafe me bisedu…”, tha Gashi.

Ai po ashtu përmendi dhe disa skandale tjera: “Por ky nuk është i vetmi skandal. Skandali tjetër është marrëveshja e cila është bërë në Sllovaki nga zëvendëskryeministri i cili thotë se duhet të tërhiqen 25 për qind forcat speciale në veri dhe 25 përqindëshi tjetër në vazhdimësi. Dhe vet kryeministri e jep përgjigjen për këtë çështje, sepse unë e kisha një pyetje ‘kryeministër cili është rezultati në veri?’ dhe kryeministri tha ‘Kosova tash është në një situatë të pafavorshme sepse është nën sanksione dhe nuk është palë e pabarabartë në bisedime’. Dhe vazhdojnë skandalet e kësaj qeverie sepse ministria e MPJ-së thotë që BE-ja është një ‘tigër prej letre’. Dhe vet kryeministri vazhdon skandalet kur thotë se sekretari i ShBA-së na qenka naiv në raportet rajonale dhe Ballkanike”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori