LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Për dy javë, në Prishtinë 700 raste aktive më pak me COVID-19

Gashi: Për dy javë, në Prishtinë 700 raste aktive më pak me COVID-19

Prishtina vazhdojë të jetë komuna më e goditur nga pandemia në nivel vendi sipas numrit të rasteve të raportuar nga IKSHPK.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se numri i madh i testimeve në Prishtinë po e bënë atë si komunën më të prekur por sipas tij nëse merren në përqindje testimet dhe rastet pozitive del se Prishtina nuk është me keq se komunat tjera.


“Disbalanca e Prishtinës me komunat tjera sa u përket testimeve e tregon këtë shifër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se në kryeqytet javët e fundit ka rënë numri i rasteve aktive me coronavirus.

“Kemi rreth 3,600 aktive. Kishim rreth 4,200 raste aktive në të njëjtën kohë. Praktikisht kemi rreth 700 raste aktive më pak se para dy jave. Kjo është një e dhënë e mirë pozitive. Normalisht duhet ta mbajmë këtë trend”.

Gashi ka folur edhe për vaksinimin kundër gripit sezonal.

“Deri sot rreth 5,000 qytetarë të Prishtinës kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal”.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë thotë se së shpejti pritet të vijë edhe testet rapide për COVID-19 me anë të së cilave sipas tij do të testohen më shumë qytetarë për coronavirus.

“Të njëjtit që dalin pozitiv edhe me testet rapid do të futeshin në izolim në mënyrë që të mos shpërndajnë më shumë coronavirusin. Shpresojmë nga fundi i javës së ardhshme testet do t’i kemi dhe të fillojmë menjëherë me tastet rapide antigjen”, tha ndër të tjera Bujar Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori