LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nga qershori i vitit të ardhshëm do të jetë vetëm kodi +383

Gashi: Nga qershori i vitit të ardhshëm do të jetë vetëm kodi +383

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar raportin financiar të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike Postate (AKREP), për të cilin raport ka raportuar kryetari i Bordit të saj Kreshnik Gashi.

Ai ka thënë se ARKEP ka realizuar afër 5 milionë euro të hyra në vitin 2016, mirëpo sfidat për këtë institucion është mungesa e pavarësisë financiare si dhe mungesa e stafit.


Valbon Bytyqi nga Auditori i përgjithshëm ka thënë se te ARKEP ka vërejtur mangësi te çështja e punësimit, sepse mbahen pozitat me ushtrues detyre dhe pagesa e punëtorëve nga mjetet për mallra dhe shërbime.

Kreshnik Gashi iu është përgjigjur deputetëve për kodin telefonik i cili do të fillojë të përdoret i vetmi kodi +383 nga qershori i vitit 2018 në gjithë territorin e Kosovë, pa kodin +377 dhe +381.

Ai ka thënë se për operatorin e tretë telefonik do të fillojnë diskutimet publike në janar të vitit 2018 dhe është e drejtë e Qeverisë që të hap procedura për tenderë nëse është nevojshme.

Gashi ka shtuar se nga marsi i këtij viti nuk ka operime ilegale të telefonisë në territorin e Kosovës. /Telegrafi/