LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Më mirë qeveri gjithëpërfshirëse se qeveri me 61 vota

Gashi: Më mirë qeveri gjithëpërfshirëse se qeveri me 61 vota

Partitë politike vazhdojnë të qëndrojnë të barrikaduara në qëndrimet e tyre në konstituimin e institucioneve, përderisa, PAN insiston në zgjedhjen e Kadri Veselit kryetar i Kuvendit, Vetëvendosje dhe LDK vazhdojnë ta kundërshtojnë kandidaturën e tij.

Në anën tjetër, pa zgjedhjen e kryeparlamentarit nuk mund të procedohet më votimin e qeverisë.


Kësisoj, si mundësi për dalje nga kjo situatë është propozuar edhe formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, thotë se nuk është opsion qe duhet hedhur poshtë. Megjithatë, ai nuk sheh vullnet politik të partitë për formimin e një qeverie të tillë.

“Mendoj se është një opsion më i mirë se sa opsioni i formimit të qeverisë pa mbështetje politike më 61 deputetë. Dy prej të cilëve në mënyre jo transparente do ta përkrahin ashtu siç po thuhet”, ka thënë Gashi për Indeksonline.

Rezultati zgjedhor, i 11 qershorit, sipas tij, ka bërë qe skena politike të ndahet në tri pjesë thuajse të barabarta.

Duke folur për seancën e ftuar nga kryesuesi Adem Mikullovci, Gashi thotë se vendimi i tij nuk është arbitrar.

“Mikullovci e ka atë kompetencë. Ai i ka thirrë PAN-in dhe ata nuk i janë përgjigj dhe atij i mbetet me caktuar seancën. Nëse PDK ka një propozim tjetër lidhur me datën e seancës, atëherë mund të ndryshohet”, ka shtuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori