LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Kushtetuesja nuk ka variant tjetër përveç se ta aprovojë kërkesën e Vetëvendosjes

Gashi: Kushtetuesja nuk ka variant tjetër përveç se ta aprovojë kërkesën e Vetëvendosjes

Avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse ai vendim është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Gashi ka thënë se sipas dispozitave të Kushtetutës, Kushtetuesja nuk ka variant tjetër përveç se ta aprovojë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Diçka që është definitive mund të mos pëlqehet, por duhet të zbatohet. Pa marrë parasysh se ne nuk kemi pasur deklarime konkrete të zyrtarë të lartë të VV-së, kuptimi është i tillë – që Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shkruajë Kushtetutën. Ajo mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës”, tha Gashi, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Ata s’mund të bien Kushtetutë të re dhe s’mund ta ndryshojnë asnjë nen të saj. Ka aludime nëpër media se shumica e gjyqtarëve do ta sjellin një aktgjykim të mesëm, me të cilin do ta anulojnë dekretin e Presidentit Thaçi, pastaj do ta obligojnë VV-në që brenda një afati 15 ditorë ta japë emrin e mandatarit dhe nëse VV nuk e bën; atëherë Thaçit do t’i jepej mundësia e nxjerrjes së një dekreti të ri”, tha ai.

“Në kërkesën e VV-së me datë 30 prill të dërguar në Gjykatën Kushtetuese, aty Vetëvendosje ka kërkuar në faqen fundit vetëm të vlerësohet kushtetutshmëria e dekretit të Thaçit dhe Kushtetuesja nuk mund të nxjerr vendime tjera të cilat nuk janë kërkuar”, tha Gashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori