LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Kryeministri në opozitë skifter, sot në pushtet është ulur si pulë

Gashi: Kryeministri në opozitë skifter, sot në pushtet është ulur si pulë

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka folur për kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ishte në opozitë, që siç tha ai, kanë qenë të papërgjegjshëm dhe nuk i kanë përkrahur marrëveshjet në interes të shtetit.

Duke bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës do të përkrah dy marrëveshjet ndërkombëtare që lidhën me ndihmën e Kosovës kundër Covid-19, Gashi ka thënë se ka çështje që janë mbi interesat partiake për të cilat politikanët duhet të bashkohen.


“Po ua kujtoj sot, kryeministrit të sotshëm dhe ministrit të Financave se si silleshin në këtë kuvend kur ne e diskutonim, Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, silleshin duke hapur krahët si skifterë dhe sot janë ulur aty si pula sepse e dinë se çka do të thotë të marrësh vendime në interesat e shtetit”, ka thënë Gashi.

Këtu ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Kujdes fjalorin Arben”, ka thënë Konjufca.

Por Gashi vazhdoi të kritikoi pushtetin për kohën kur kanë qenë në opozitë.

“Janë fjalë të dëgjuara edhe më herët në këtë kuvend zotëri Konjufca. Të strukesh si pulë sot nuk është gjë e keqe, e rëndësishme është të kuptosh rëndësinë e pushtetit dhe të shtetit[…]Ne nuk jem si ju, dhe jemi krenar që nuk jemi si ju sepse interesi i vendit është më i madh sesa skifetërllëku drejt një vote nga një qytetar i dëshpëruar në izolim për shkak të covid-19”, ka thënë Gashi.

Opozita sot po përkrah vetëm dy marrëveshje që lidhen me reagimin kundër Covid-19.

Me 84 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka votuar Marrëveshjen bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II), dhe Marrëveshjen kornizë të kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori