Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi konsideron se interpretimi objektiv i ligjit për Gjuhët nga ana e Gjykatës Kushtetuese nuk do të sjellë asnjë problem.
Gashi për “Lajm” thekson se përdorimi gjuhës shqipes në RMV nuk është në nivelin e duhur, sipas tij, beteja politike e partive shqiptare duhet të zhvillohet në drejtim të barazimit të gjuhës shqipe me maqedonishten, ashtu siç ishte edhe ideja e Marrëveshjes së Ohrit, që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare.
“unë besoj thellë se një lexim i drejtë i gjykatës kushtetuese do ta avanconte përdorimin e gjuhës shqipe në nivel të gjuhës zyrtare, për shkak se amendamenti V thotë gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj është zyrtar, si dhe gjuha të cilën e flasin mbi 20%, tjetër nga shumica, është gjithashtu është e njëjtë në përdorim me gjuhën maqedonase. Unë kam biseduar edhe me të ndjerin Xhejms Perdju i cili ka qenë njëri prej lehtësuesve dhe negociatorëve të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai në një debat publik pati thënë se përse nuk është gjuha shqipe zyrtare duhet t’i pyesni politikanët. Ideja e Marrëveshjes së Ohrit ka qenë që gjuha shqipe të jetë zyrtare në nivel të shtetit dhe prandaj unë jam i relaksuar nga ajo se si do të interpretohet. Mjafton të interpretohet objektivisht dhe mendoj se nuk do të ketë asnjë problem. Por, nga ana tjetër, ne duhet të mësohemi të mos shfaqim frikë sepse ajo i bie se ne e kemi kontrabanduar gjuhën shqipe.
Nuk është ashtu. Gjuha shqipe dhe niveli i gjuhës shqipe është i mangët. Nuk është në nivelin që duhet të përdoret dhe beteja jonë politike duhet të zhvillohet në drejtim që t’i bindim palët në vend që gjuha shqipe një ditë të jetë zyrtare, bashkë me maqedonishten”, është shprehur Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit