"Kosova vjen në këtë marrëveshje ma ndryshe, sepse pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian s'e njohin Kosovën. Por, kur benefiti është i madh për Kosovën, fusnota mbetet periferike".

Sipas tij, Serbia, nga perspektiva e saj, po bën kompromise të dhimbshme, sepse Kosova është ende në Kushtetutën e saj.


“Serbia e ka kuptu që ma s'ka kontroll mbi Kosovën dhe gradualisht duhet me kuptu që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran", tha Gashi.

Ne pyetjen se a ka ndërruar qëndrim ndaj Thaçit për president, ai tha se nuk do ta votojë atë në këtë post.