LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Është shumë e nevojshme të definohet statusi i zjarrfikësve

Gashi: Është shumë e nevojshme të definohet statusi i zjarrfikësve

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, që shënohet më 4 maj,  ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës.

Në këtë vizitë, ministri Gashi u prit nga Latif Zeka, komandant i Brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, ku u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit e kësaj Brigade.


Me këtë rast, Zeka theksoi se është shumë e nevojshme të definohet qartë statusi i zjarrfikësve dhe për këtë shpreson të ketë mbështetjen e MPB-së.

Ministri Gashi tha se përkundër kushteve me të cilat veprojnë zjarrfikësit në Prishtinë, të gjitha rastet e paraqitura, këto njësi i janë përgjigjur me profesionalizëm.

Ai tha se MPB është duke bërë përpjekje që brenda këtij viti të gjejë një zgjidhje sa i përket statusit të zjarrfikësve, në mënyrë që krahas cilësisë së reagimit që kanë këta trupa, të kenë edhe statusin e tyre të pranueshëm.

Me këtë rast,  ministri Gashi falënderoi zjarrfikësit të cilët përkundër kushteve që kanë, kryejnë punë jashtëzakonisht profesionale dhe janë ekipe cilësore dhe profesionale, në mënyrën se si i trajtojnë rastet.

Po ashtu, ai vlerësoi ekipin për kërkim-shpëtim, për një punë profesionale, të cilët në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë kanë marrë pjesë aktivisht në kërkimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të aksidentuar ditë më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori