LAJMI I FUNDIT:

Gashi: BDI nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Gashi: BDI nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa apo koalicioni parazgjedhor “Tash është koha” sot marshojnë për siç thonë ata, për vjedhjen e votave dhe thyerjen e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptar në Maqedoni, duke drejtuar gishtin tek BDI-ja që i ka fituar zgjedhjet në zgjedhjet e 15 korrikut që janë mbajtur në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me parulla “Krimi Shtetëror Zgjedhor”, “Duam drejtësi” dhe “Hajnat n’burg, jo n’Qeveri” filloi marshi nga parku i Çairit.


Marshi ka ecur në mënyrë të qetë deri tek zyra e Bashkimit Evropian në Shkup ku edhe kanë mbajtur fjalim zyrtarë të dy partive organizatore të marshit.

Para marshuesve ka folur edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi duke thënë “Loja nuk ka përfunduar ende. 15 korriku i këtij viti do të mbahet mend si dita masive e vjedhjes së vota. Por kjo ditë do të mbahet mend si dita e rezistencës për votën shqiptare. Më vjen keq që BDI-ja e bëri këtë krim zgjedhor. Kjo është përbuzje ndaj vullnetit të shqiptarëve. Ata që mendojnë se i kanë fituar zgjedhjet, ju them se i kanë fituar vetëm në KSHZ e jo tek shqiptarët” tha mes tjerash Gashi.

Ai i porositi partitë maqedonase që mos nëpërkëmbin vullnetin e shqiptarëve.

Gjithashtu, para të pranishmëve ka folur kryetari i ASH-së, Ziadin Sela i cili ka thënë “Me të vërtetë e kemi të rëndësishëm shëndetin, por më të rëndësishëm e kemi dinjitetin dhe lirinë tonë. Ky popull kërkon drejtësi në zgjedhje. Këtu e kemi KSHZ-në, vendi ku u përgatit vjedhja e votave. Ne kishim kërkesa për të marr anëtarin e komisionit. Nuk na u përgjigjën pasi ne do fitonim. Ky është vendi i krimit. Ne kemi folur në fushatë, se BDI ka vrarë shpresën e shqiptarit. Ne e dham kontributin për të rrëzuar regjimin e kaluar, e tani është koha për të rrëzuar edhe regjimin tjetër” tha mes tjerash Sela.

Sela: Do ta rrëzojmë edhe regjimin e BDI-së
Lexo po ashtu Sela: Do ta rrëzojmë edhe regjimin e BDI-së

Organizatorët thonë se në marsh ka rreth 10 mijë qytetarë.

Valbona Reka nga ky koalicion e lexoi deklaratën e “Marshit për drejtësi” duke ju bërë thirrje zyrtarëve të BE-së se zgjedhjet janë vjedhur dhe manipuluar. /Telegrafi/

ASH dhe AAA marshojnë për zgjedhje të rregullta në Maqedoni
Lexo po ashtu ASH dhe AAA marshojnë për zgjedhje të rregullta në Maqedoni

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori