LAJMI I FUNDIT:

Gashi: BDI-ja i ka dhënë 9.5 milionë euro Johan Tarçullovskit! (Video)

Gashi: BDI-ja i ka dhënë 9.5 milionë euro Johan Tarçullovskit! (Video)

Bartësi i listës së Lëvizjes Besa në zonën Zgjedhore numër 2, Afrim Gashi sot me një konferencë për shtyp ka alarmuar qytetarët e Maqedonisë, pasi siç thonë nga Lëvizja Besa, BDI ka dhënë 9.5 milionë euro për Johan Tarçullovskin gjatë hetimit për të nga Gjykata e Hagës për krime lufte, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Jemi sot këtu, sepse ndajmë shqetësimin e thellë të mbarë opinionit shqiptar pas publikimit të hulumtimit nga instituti prestigjioz për gazetari hulumtuese BIRN, që tregon se për – mbrojtjen e Lube Boshkovskit dhe Johan Tarçullovskit para Tribunalit të Hagës – qeveria e Maqedonisë në periudhën 2008-2013 ka ndarë 9.5 milionë euro. Pikërisht atij Johan Tarçullovskit, kriminelit të dënuar nga Gjykata e Hagës për krime ndaj shqiptarëve të Lubotenit, të cilit qeveria OBRM-PDUM dhe BDI i organizoi pritje solemne me rastin e kthimit nga burgu ku vuajti dënimin e shqiptuar. Pikërisht atij Johan Tarçullovskit, të cilin partneri i koalicionit të BDI-së, OBRM-PDUM e ka kandiduar për deputet në njësinë zgjedhore numër 2, ku votojnë edhe banorët e Lubotenit.
Por, ajo që na ka shqetësuar neve si çdo shqiptar në Maqedoni është edhe fakti se gjatë gjithë kohës – nga viti 2006 e deri më 2013 – sa janë ndarë mjete buxhetore për mbrojtjen e Tarçullovskit dhe Boshkovskit, pjesëmarrës në qeveri kanë qenë edhe partitë shqiptare. Bile të gjithëve na kujtohej se sa me mburrje ata rrihnin gjoks se nuk janë pjesëmarrës, por partnerë vendimmarrës.” thotë Afrim Gashi nga Lëvizja Besa./Telegrafi/