LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Ata që e votojnë PAN-in nuk kanë vend në LDK (Video)

Gashi: Ata që e votojnë PAN-in nuk kanë vend në LDK (Video)

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se partitë politike në vend, po luajnëpër interesat e veta politike, me situatën aktuale.

Këto komente Gashi i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, duke e akuzuar edhe subjektin që përfaqëson, për një veprim të tillë.

“Gjitha palët, pa përjashtim janë duke luajtur për interesa politike të vetat. Duke filluar prej PAN-it, LAA-së, VV-së dhe të gjitha tjerat. Dhe nuk po e shoh interesin madhor, zgjidhjen e problemit afatgjatë. Patjetër të gjithë. Kur jemi në një situatë kur të gjithë bllokojnë dhe të gjithë preferojnë me maksimalizu profitin prej situatës së bllokimit”, tha ai.

Gashi foli edhe për idenë që PAN të fus në një pako zgjedhjen e kryekuvendarit dhe atë të qeverisë, për të cilën tha se kjo është falë mos-besimit që kanë përbrenda vetë koalicionit për votat.

“Si duket ka edhe mosbesim të brendshëm, mes partnerëve të PDK-së, AAK-së e Nismës, përderisa ata nuk pranojnë të hyjnë në një proces votimi. Ato dy procese janë të ndara, duhet të mbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit, e pastaj të futet në procesin tjetër, që është ai i zgjedhjes së qeverisë”, tha ai.

Duke folur për mundësinë që ndonjë deputet i LDK-së ta votojë qeverisjen e PAN, ai tha se “ata nuk do të duheshin të kishin vend në LDK”./RTV Dukagjin/Telegrafi/