LAJMI I FUNDIT:

Gashi: ANP ‘Adem Jashari’ i gatshëm të hapet, presim njoftimin zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës

Gashi: ANP ‘Adem Jashari’ i gatshëm të hapet, presim njoftimin zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës

Bujar Gashi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka thënë se ende nuk kanë marr njoftim zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës për hapjen e aeroportit, pas vendimit për lirimin e masave, saktësisht pas vendimit për hapjen e aeroportit.

Gashi tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës është i vonuar, por i shumëpritur nga ta.


Sipas tij, bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë janë marr të gjithë masat e nevojshme për të parandaluar infektimin e stafit dhe udhëtarëve, transmeton Telegrafi.

“Është një vendim i vonuar, por i shumëpritur. I kemi marr të gjitha masat e rekomanduara nga IKSHPK dhe MSH-ja… Po presim nga Ministria e Infrastrukturës pasi nuk kemi marr një informacion zyrtarë nga ta. Kemi informuar udhëtarët që e shfrytëzojnë aeroportin. Kemi vendosur disa masa shtesë”, ka thënë Gashi.

Ai sqaroi se çdo udhëtar për shkak të masave të ndërmarra, duhet të jetë në aeroport tre orë më herët para nisjes së udhëtimit.

“Tash e tutje një udhëtar i duhet pak më tepër kohë që t’i bëj këto shërbime. Udhëtari duhet të jetë prezent tre orë më herët. Shpresoj që do ta kemi një informacion nga Ministria e Infrastrukturës, sapo ta kemi atë do t’i informojmë udhëtarët tanë për çdo gjë”, ka thënë ndër të tjera Gashi. /RTV Dukagjini/ Telegrafi/