Gareth Bale është larguar nga Real Madridi dhe është nisur në drejtim të Londrës.El Chiriguito TV raporton se uellsiani ka shkuar në Londër shkaku i disa problemeve me lëndime.

Bale thuhet se ka kërkuar nga Los Blancos që mos ta bëjnë publike raporton e tij mjekësor, e që deri më tani arsyet ende nuk dihen.


Marca raporton më tej se uellsiani dëshiron që ta shfrytëzoj të drejtën e tij  për mospublikim e informatave personale rreth gjendjes së tij.

Agjenti i Bale, Jonathan Barnett i ka thënë ESPN-it: Raportet mjekësore janë private. Nëse raportet e qytetarëve janë private, atëherë pse mos të jenë edhe ato të Garethe”.

Ish-anësori i Tottenham Hotspurit po lidhet me një largim nga Santiago Bernabeu dhe në janar mund të realizohet një gjë e tillë. /Telegrafi/

telegrafi sport app