LAJMI I FUNDIT:

Garda e Republikës merr në mbrojtje ambasadorin e BE-së në Shqipëri

Garda e Republikës merr në mbrojtje ambasadorin e BE-së në Shqipëri

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të ruhet nga Garda e Republikës me vendim qeverie.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që u mblodh ditën e djeshme, ku u vendos që në listën e personaliteteve që mbrohen nga Garda të jetë edhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.


Krahas mbrojtjes fizike, Garda e Republikës do të ketë për detyrë të mbrojë edhe shtëpinë e Soreca-s, së bashku me ambientet ku ai ushtron veprimtarinë e tij.

Vendimi, që është firmosur nga kryeministri Edi Rama ngarkon Ministrinë e Brendshme dhe Gardën e Republikës të zbatojnë detyrat e sipërpërmendura./Euronews Albania