LAJMI I FUNDIT:

Garazh, dhomë gjumi luksoze, kuzhinë me banak e pajisje tjera elektronike: Brenda rulotës një milion dollarëshe (Foto)

Garazh, dhomë gjumi luksoze, kuzhinë me banak e pajisje tjera elektronike: Brenda rulotës një milion dollarëshe (Foto)

E cilësuar si rulota më luksoze që ndonjëherë keni pasur rastin ta shihni, ky kamion i markës Mercedes ka pothuajse gjithçka që i nevojitet një familje.

Kjo rulotë është aq e madhe sa që brenda saj mund të parkoni edhe një veturë në garazhin e fshehtë që e ka, ndërsa njihet me emrin VARIO Signature 1200, transmeton Telegrafi.


Ajo është e gjatë plotë 12 metra dhe posedon një suitë super luksoze, brenda të cilës nuk mungojnë mobilet e shtrenjta nga lëkura dhe druri i lajthisë.

Aty mund të akomodohen gjashtë persona, ndërsa çmimi i kësaj “shtëpie në rrota” është hiq më pak se një milionë euro.

Në versionin më të thjeshtë mund të futet një veturë e vogël siç është Smarti, ndërsa versioni XXL ka hapësirë të mjaftueshme për Mercedes SL, Mini Cooper apo Porsche 911.

Të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë dhe dëshirojnë të shëtisin nëpër botë pa u munguar shtëpia, atëherë duhet ta blenë këtë rulotë e cila gjithashtu posedon sistem zërimi të markës Bose, por nuk mungon as kuzhina me banak që mund të argëtoj mysafirët. /Telegrafi/