Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është mbajtur sot ceremonia e përmbylljes solemne të Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2021”.
Në ceremoni të pranishëm ishin komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës , gjenerallejtënant Rrahman Rama, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere.
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e kësaj gare, duke theksuar se Gara “Ushtari më i mirë 2021” ka për qëllim të promovoj shpirtin garues, të rritë motivin dhe të testoj shkathtësitë ushtarake te të gjithë pjesëtarët pjesëmarrës në garë. Ai ndër të tjera tha se me profesionalizmin, përkushtimin dhe njohuritë e treguara gjatë këtyre ditëve keni përmbushur qëllimin dhe suksesin e plotë, ndërsa pjesëmarrja e garuesve nga pesë ushtritë e vendeve partnere në këtë garë e dëshmon edhe një herë që ne jemi forcë profesionale e disiplinuar, motivuar dhe kontribuese e sigurisë në regjion dhe me gjerë.
Ndërsa rreshter majori i komandantit të FSK-së, Genc Metaj theksoi se gara e këtij viti ka qenë mjaft sfiduese si dhe falënderoi garuesit e të gjitha vendeve partnere të cilët me pjesëmarrjen e tyre e madhështuan këtë garë, e cila më shumë se garë është mundësi e shkëlqyeshme e krijimit të urave të miqësisë, njohjes me njëri-tjetrin dhe shkëmbimit të përvojave.
Gara e ushtarit më të mirë është realizuar në periudhën kohore njëjavore, ku morën pjesë 19 garues, pjesëtarë të FSK-së si dhe 12 garues, pjesëtarë të vendeve partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia Veriore. Fitues të garës Ushtari më i mirë” në kuadër të FSK-së u shpallën; Vendi i parë – ushtar Edon Brahimi, nga Regjimenti të III-të të KFT-së, vendi i dytë – ushtar i klasit të parë Bujar Gjaka, nga Regjimentit të III-të të KFT-së, ndërsa në vendi i tretë- rreshter Fatmir Tahiri nga Regjimenti i I-rë i KFT-së.
Ndërsa fitues të tri vendeve të para nga pjesëmarrësit ndërkombëtar ishin, vendi i parë – tetar Filip Vicarin nga Kroacia, vendi i dytë -nëntetar- Ylber Mala nga Shqipëria dhe vendi i tretë – ushtar Konstantin Çipi nga Shqipëria.
Garuesit u testuan në disiplinat: testi fizik, njohuri të përgjithshme, gjuajtje me armë, navigim tokësor, kalimi i poligonit të besueshmërisë, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur