LAJMI I FUNDIT:

Gara për titull në Serie A: Çfarë ndodh nëse Milani dhe Interi përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Gara për titull në Serie A: Çfarë ndodh nëse Milani dhe Interi përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Nëse Milani dhe Interi përfundojnë sezonin me pikë të barabarta, kuqezinjtë do të kurorëzohen kampionë të Serie A pasi kanë një rekord më të mirë në ndeshjet ballë për ballë kundër rivalëve të tyre të qytetit këtë sezon.

Vetëm dy pikë ndajnë Milanin dhe Interin me katër ndeshje të mbetura deri në përfundimin e sezonit 2021/22.

Nerazzurrët humbën një shans të artë për t’u rikthyer në krye të tabelës ditën e djeshme duke humbur ndeshjen ndaj Bolognas, edhe pse ishin në epërsi.


Bologna mposht Interin me gabimin trashanik të portierit, rikthehet në zjarr lufta për Scudetto
Lexo po ashtu Bologna mposht Interin me gabimin trashanik të portierit, rikthehet në zjarr lufta për Scudetto

Djelmoshat e Simone Inzaghit do të përballen me Udinesen (udhëtim), Empoli (në shtëpi), Cagliari (udhëtim) dhe Sampdoria (në shtëpi) në katër ndeshjet e fundit të sezonit në Serie A.

Ata gjithashtu do të takohen me Juventusin në finalen e Kupës së Italisë ndërmjet ndeshjeve kundër Empolit dhe Cagliarit apo më saktë me datë 11 maj.

Ndeshjet e Milanit dhe Interit

Milani, nga ana tjetër, duket se ka një listë paksa më të vështirë ndeshjesh me takimet e mbetura kundër Fiorentinës (në shtëpi), Hellas Verona (udhëtim), Atalanta (në shtëpi) dhe Sassuolo (udhëtim).

Nëse dy skuadrat nga Milano përfundojnë me pikë të barabarta, Rossonerët do të kurorëzohen kampionë të Serie A.

Ata kanë një rekord më të mirë ballë për ballë kundër Interit këtë sezon, pasi kanë barazuar 1-1 në nëntor në ndeshjen e parë të Derby della Madonnina dhe kanë fituar të dytin me rezultat 2-1 në shkurt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori